Report TV - Tregtohej jashtë kushteve të sigurisë, AKU konfiskon 284 kg mish

Report TV 2018-05-10

Views 2

Autoritet Kombetar i Ushqimit, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe në vazhdim të masave për disiplinimin e tregtimit të mishit, ditën e shtunë ka bllokuar një sasi të konsiderueshme mishi dhe ka penalizuar disa subjekte.
AKU ka konfiskuar makina e dyqane të cilat tregëtonin mish jashtë standarteve dhe rrezikonin sigurinë e konsumatorëve. Gjatë ditës së shtunë, AKU zbuloi brenda një fugoni mallrash me targa 3012, i cili drejtohej nga Kristo Mukades transportohej mish për konsum, i cili ndodhej në kushte jashtë standarteve. Në fugon ndodhej një sasi prej 65 kg mish, drejtuesi i mjetit ka konfirmuar se mishin do e shiste. AKU bllokoi mjetin, sekustroi mishin dhe gjobiti me 300.000 mije lek subjektin.

Gjithashtu edhe gjatë një inspektimi në një restorant të Tiranës, u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 21 kg mish keci pa vulë dhe certefikatë veterinarie. Ndaj subjektit u vendos masa e gjobës 200.000 lek dhe u sekuestrua mishi. Edhe gjatë një inspektimi në një dyqan mishi në Paskuqan, u konstatua 198 kg mish pa çertefikatë dhe vulë. AKU e gjobiti këtë subjekt me 300.000 lekë, i konfiskoi mishin si dhe makineritë që ndodheshin në dyqan.

Share This Video


Download

  
Report form