Përfshihet nga flakët një mjet tip ?Benz? në zonën e xhamisë në Vlorë. Shkaku i djegies së makinës mendohet se është një shkëndijë elektrike.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe ka mundësuar shuarjen e flakëve. Policia ka mbërritur gjithashtu dhe po bën hetimin e plotë për ngjarjen.
Makina e përfshirë nga flakët me targë AA 838 GA është djegur vetëm në pjesën e përparme të saj.