VLORE - Salke dhe Olsi Hoxhallari, përkatësisht 73-vjeç dhe 43 vjeç, u masakruan barbarisht mëngjesin e të dielës në banesë dhe më pas trupat e tyre u dogjën. Krimi i rëndë tronditi jo vetëm Vlorën, por të gjithë vendin.
Dyshohet se nënë e bir janë goditur me sëpatë. Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se viktimat kanë të çara të thella në pjesën e kafkës dhe fytit. Report Tv ka siguruar edhe fotot e viktimave të këtij krimi makabër, trupat e të cilëve u gjetën të karbonizuar nga bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit e cila më pas ka njoftuar policinë.