Athina: Hap i madh me varrezat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas takimit të dy ministrave të jashtëm Ditmir Bushati e Nikos Kotzias në Korçë, Ministria e Jashtme Greke njofton zyrtarisht nisjen e procedurës së identifikimit dhe zhvarrosjes të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës Italo-Greke.



Nëpërmjet deklaratës së saj, Ministria e Jashtme e Greqisë e quan një hap shumë të rëndësishëm realizimin e këtij procesi.



?Në negociatat e Kretës nëntorin e shkuar është diskutuar dhe çështja e gjatë e varrezave për të rënët grekë. U ra dakord dhe sot po zbatohen, dhe ndërmerren hapa për të zbatuar plotësisht marrëveshjen përkatëse në mënyrë që kjo çështje humanitare të zgjidhet më së miri?.



Athina zyrtare përshëndet mbajtjen e premtimit nga qeveria Shqiptare.



?Përshëndesim dhe mirëpresim përgjigjen e qeverisë shqiptare ndaj kësaj kërkese historike, e cila demonstron se dialogu dhe bashkëpunimi në një frymë konstruktive dhe të patrazuar mund të çojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe në krijimin e perspektivave pozitive për marrëdhëniet midis vendeve të rajonit tonë dhe popujve të tyre?.



Gjithashtu në deklaratë, Ministria e Jashtme thekson se do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi dhe seriozitet për të mbrojtur interesat kombëtare të Greqisë, duke kultivuar norma të mira fqinjësore e dialog e duke u mbështetur në të ardhmen e përbashkët evropiane që meritojnë të dy vendet.



Në muajin dhjetor Ministri i jashtëm Kotzias përshëndeti dhe vendimin e Qeverisë Rama të datës 13 dhjetor për varrezat greke. Menjëherë pas nënshkrimit të VKM-së, u ngrit Komisioni i Përbashkët Shqiptaro-grek i cili zhvilloi takimin e tij të parë në 20 dhjetor 2017 në Athinë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes midis dy shteteve në lidhje zhvarrosjen e të rënëve gjatë Luftës italiane-greke 1940-41. Komiteti i Përbashkët i Ekspertëve ra dakord per fillimin e punës në 22 janar. Takimi i ardhshëm i këtij Komisioni do të jetë në muajin prill.



Ndërkohe agjencia greke e lajmeve AMNA ka publikuar një shkresë të firmosur nga ish-Kryeministri Adil Çarçani me datë 12 shkurt 1985 dhe nxjerr në dritë urdhrin drejtuar komiteteve Ekzekutive ne disa rrethe për gjetjen e identifikimin dhe saktësimin e numrit të ushtarëve grekë të vrarë në këto zona.

Share This Video


Download

  
Report form