http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Albin Kurti, kandidati i vetëm në garën për kreun e Vetëvendosjes, është rizgjedhur në krye të saj me rreth 99% të votave.
Sipas Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm, më pak se 1 përqind e aktivistëve të kësaj force politike votuan kundër themeluesit te saj.
Por të dorëhequrit nga partia nuk u benë pjesë e votimit.
Në mesin e tyre ishin Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu.
Edhe pse Komisioni Zgjedhor nuk i ka bërë të ditura shifrat, nuk kanë munguar komentet në lidhje me pjesëmarrjen e ulët në votime dhe hamendësimet se vetëm 30% e aktivistëve kanë votuar.
Dorëheqjet e fundit kanë reflektuar edhe njëherë krizën politike në të cilën gjendet kjo parti politike.