Një 59-vjeçar ka telefonuar sot në emisionin ?Aldo Morning Show? nga ku ka qarë hallet. Ai tha se është divorcuar nga gruaja dhe prej 3 vitesh është në burg për dhunë në familje.
Genti tha se mezi po pret të dalë dhe të nisë kërkimet për vajzën e tij të vogël që sipas tij jeton me nënën e saj në Zvicër.
?Jam Genti nga Elbasani, të marr nga burgu. Ngela në burg, jam dënuar me 3 vjet. Më ka fut familja brenda, unë jam ndarë nga gruaja, pija dhe jam dënuar për dhunë në familje. Kam një gocë po atë e ka marrë ish-gruaja dhe ka ik në Zvicër tani. Unë skam parë vajzën ka shumë kohë dhe dua të dal dhe ta kërkoj?, tha Genti.