Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë se po nxit tensione në rajonin e Ballkanit. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Rama tha se është krenar kur akuzohet se po mbron interesat e shqiptarëve.
"Jam krenar kur akuzohem se mbroj interesat e shqiptarëve. Nga ana tjetër qëndrimi ynë është shumë i qartë. Nuk kemi asnjë lloj axhende të fshehtë, është publike, pozicionet tona kanë qenë pa ekuivok, edhe kur kanë krijuar temperaturë të lartë me fqinjët, sepse ne kemi qenë të vendosur t?i japim politikës së jashtme një politikë të re, dinjitetin pavarësisht nëse jemi një vend i vogël, apo një vend i varfër, se në tryezë është i barabartë mes të barabartëve", u shpreh Rama.