ot rreth orës 18:00, zyra franceze për Migracionin dhe Integrimin, organizoi kthimin vullnetar të 130 shtetasve shqiptarë, të cilëve u ishte mohuar kërkesa për azil në shtetin francez. Kthimi i tyre u bë nëpërmjet aeroportit të Rinasit ku ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj.
Në fjalën e saj Hajnaj theksoi edhe një herë bashkëpunimin mjaft të mirë që ka Policia Shqiptare me zyrat e migracionit në BE dhe apeloi edhe një herë ndërgjegjësimin e shtetasve shqiptarë azilkërkues dhe respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë në zonën Schengen.