Banorët e Fierit janë duke zhvilluar një protestë për të penguar ndërtimin e një inceneratori për djegien e plehrave, të cilët janë kundër projektit, duke e quajtur atë vdekjeprurës, sepse po ndërtohet 700 metra larg shtëpive të tyre.
Pjesëmarrës në proteste thonë se ata e kanë kundërshtuar që në fillim këtë projekt duke bërë edhe një peticion me rreth 1300 firma të fshatrave përreth si fshatrat Kallm, Vajkan dhe Verri.
Pas një pushimi disamujor firma që po ndërton inceneratorin pasi i hoqi të gjitha mjetet, ka rinisur punën.
Siç shikohet nga këto filmime që kanë mbërritur në Report TV në vendin ku po ndërtohet inceneratori kanë mbërritur shumë forca policore madje edhe forca special.