Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Lushnje. Ngjarja është shënuar në lagjen ?18 Tetori?, ku lënda plasëse i është vënë një mjetin tip ?Volkswaken?.
Sipas policisë, nga shpërthimi është dëmtuar lehtë mbi pjesën e përparme të mjetit me targa AA 430 FY, i cili është në pronës të shtetasit Arbër Shurdhi, 20 vjeç. Ky i fundit e kishte parkuar makinën para banesës së tij, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.