“Amerika e para”, Trump mban fjalën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është i vendosur të mbajë premtimet gjatë fushatës, për politikën tregtare ?Amerika e para?. Kjo nisme synon të mbrojë prodhuesit vendas nga konkurrenca e huaj.



Ai firmosi tarifat e reja, pasi Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë i Shteteve te Bashkuara konstatoi se kompanitë amerikane po dëmtohen nga importet.



Çmimet e produkteve qe vinin nga jashtë per panelet diellore dhe makinat larëse ishin më të lira nga ato te prodhuesve vendas. Trump vendosi qe kompanitë e huaja te paguajnë take per produktet qe do te hyjnë ne Shtetet e Bashkuara.



Reagimi i parë ka ardhur nga Koreja e Jugut, e cila tha se do të ankohet në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke i quajtur tarifat ?e tepruar?.



Prodhuesit koreano jugore duke përfshirë Samsung dhe LG, konkurrojnë në tregun e makinave larëse me kompanitë amerikane. Ndërkohë Kina, prodhuesi më i madh në botë i paneleve diellore, theksoi se masa e re do të dëmtonte rende tregtinë.

Share This Video


Download

  
Report form