70 vjet më parë mori pjesë në krijimin e atij që njihet si Parku i Madh i Liqenit të Tiranës, ndërsa sot, po aq energjik e i palodhur, në moshën 89-vjeçare, po jep një dorë edhe për Pyllin Orbital, ?murin? e gjelbër të pemëve, paja që brezi i sotëm po ua lë kryeqytetasve të nesërm.
Ai është ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili iu përgjigj menjëherë thirrjes së Bashkisë së Tiranës, duke iu bashkuar kryebashkiakut, Erion Veliaj, në aksionin e radhës për mbjelljen e 110 selvive në Unazën e Madhe, pranë mbikalimit të Saukut.
Veliaj e falenderoi ish Presidentin Moisiu për kontributin e dhënë për vendin, por edhe për shtimin e gjelbërimit në Tiranë. ?Për mua dhe stafin e Bashkisë së Tiranës është një privilegj i madh që sot na është bashkuar jo vetëm presidenti më i dashur i të gjithë shqiptarëve, një nga figurat më të respektuara dhe më frymëzuese në Shqipëri, por edhe një veteran i gjelbërimit.