Ora News - Basha nga Shkodra: Ejani të mundim mallkimin se Shqipëria nuk bëhet

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një takim me strukturat në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se arsyeja kryesore e shqiptarëve për të protestuar është braktisja që u ka bërë qeveria këto 5 vjet, gjatë të cilave u shpreh ai gjendja ekonomike e shumicës së familjeve është përkeqësuar.

Kreu i opozitës theksoi se shkaku kryesor për gjendjen e mjeruar në vend është qeverisja nga një grup njerëzish që pushtetin e blenë me paratë, e krimit, drogës dhe korrupsionit.

Basha: E vërteta është ai prindi në Laprakë që kishte shitur gjakun e trupit të tij për të ushqyer dy djemtë. E vërteta janë qindra, mijëra pensionistë që pasi paguajnë faturën e kripur të dritave dhe të ujit, nuk u ngelen lekë për ilaçe. E vërteta janë qindra, mijëra të rinj të talentuar, të zgjuar, që nuk studiojnë dot, sepse prindërit nuk paguajnë dot tarifat e dyfishuara.?


Lulzim Basha iu referua raportit të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, i cili thotë se varfëria dhe pabarazia janë rritur në mënyrë të shfrenuar gjatë 5 viteve të fundit,

Basha: Qeveria e paligjshme nuk ka për t?i rezistuar dot bashkimit të shqiptarëve. Nuk i rezistoi dot diktatura e jo më t?i rezistojë Edi Rama, ky frikacak që e mbyllën 1200 naftëtarë në bunker. Çfarë do t?i bëjnë 12 mijë shkodranë, 120 mijë shqiptarë të bashkuar në sheshin e protestës më 27 janar? Do t?i thonë se koha jote ka marrë fund!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-nga-shkodra-ejani-te-mundim-mallkimin-se-shqiperia-nuk-behet

Share This Video


Download

  
Report form