Report TV - Veliaj:Të paguhen të rinjtë që bëjnë praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës

Report TV 2018-05-10

Views 0

Të gjithë ata që do të kryejnë praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës do të marrin edhe një pagesë. Në fjalën e mbajtur gjatë certifikimit të 47 vajzave dhe djemve të cilët përfunduan me sukses praktikën në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se periudha e intershipit do të zgjatet nga 3 në 6 muaj, duke shtuar këtu edhe një pagesë.
?Ka ardhur momenti të mendojmë jo vetëm zgjatjen e praktikave, por edhe për një pagesë. Kemi filluar një projekt për studentët praktikantë që zhvillojnë internshipet në kompani private, por jemi të gatshëm që ta bëjmë këtë edhe për praktikat në Bashkinë e Tiranës, për t?u siguruar që përveç përzgjedhjes rigoroze, të kenë një kompensim, qoftë edhe për paratë e xhepit, që të jetë më e lehtë për gjeneratën tjetër të studentëve që do të vijë?, deklaroi Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form