Basha e Berisha thirrje shqiptarëve për protestën e 27 Janarit

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Seancën plenare demokratët e shfrytëzuan për t?u bërë thirrje shqiptarëve e në veçanti shtresave të ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve t?i bashkohen protestës së 27 Janarit për largimin e qeverisë.

Sali Berisha: "T'u japim dërmën këtyre makutëve, noriegëve që kanë vjedhjen mision. Të përndjekur politik, ju që keni qenë në 26 vite baza e revolucionit demokratik, ngrihuni sot! duan t'ju mohojnë gjakun, mishin, kockën e baballarëve tuaj fisknikë, të cilët ranë në kampet e etërve të tyre, sepse ishin elitë e kombit. Bashkohuni me ne pronarë e ish-pronarë".
Kreu i demokratëve Basha e vuri theksin tek lidhjet e qeverisë me krimin dhe situatën e vështirë ekonomike që sipas tij po kalon vendi.

Lulzim Basha: "Shqipëria është në prag të falimentimit ekonomik. Po se ndalëm sot rrënimin, vendi do falimentojë. Kështu katandiset parlamenti kur vjen me votat e Habiljave dhe Durim Keçërve. Nese rrini në shtëpi do vazhdojë t'u tallin, të bëhemi mijëra në shesh të përballemi me të keqen".

Kundërpërgjigja e socialistëve erdhi nga Taulant Balla që veç të tjerash ironizoi edhe aleancën PD-LSI.

Taulant Balla: "Ka një arsye të fortë të dalë në 27 Janar Berisha, tregoi edhe tensionin e tij familjar, mediat thonë që Shkëlzeni e Ndue Kalaj janë thirr për shpërdorim detyre dhe të birit tënd, ryshfeti 414 mln Euro CEZ. Dilni në protestë edhe për drejtorët e LSI, edhe për kriminelët e 21 Janarit".

Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës vijnë në një kohë kur kuvendi duhet të shprehet për listën e 10 kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë të Gjyqësorit. Kjo çështje e përfshirë në rendin e ditës i gjen palët me qëndrime të kundërta, pasi opozita e ka quajtur listën të kontrolluar politikisht dhe ka deklaruar votën kundër.

Share This Video


Download

  
Report form