http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare është e bindur se inceneratoret qe do te ndërtohen jane pjese thelbësore e pastrimit te vendit nga plehrat.
Sipas ministrit te mjedisit Blendi Klosi, qe ishte i ftuar ne emisionin 7pa5 ne Vizion Plus situata është emergjente pasi nga 95 landfille ne te gjithë vendin, vetem 3 jane me leje mjedisore dhe kjo kërkon gjetjen e zgjidhjeve te shpejta dhe te pranueshme siç jane edhe inceneratoret.
Ministri thekson se inceneratoret kanë një teknologji sipas standardeve europiane. Ai siguroi se me banoret e fshatit verri ne Fier, ku pritet të ndërtohet një i tille, qeveria do te dialogoje per te gjetur zgjidhje të përbashkët.
Shume shpejt do te prezantohet nga qeveria edhe nje strategji e mirëfillte per të nxjerrë kostot nga ana e bashkive te te gjithë procesit te asgjësimit te mbetjeve ne vend, çka do te sjelle edhe një zgjidhje afatgjate te problemit.