Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit shfrytëzoi 95-vjetorin e shërbimit pyjor për të lancuar planin kombëtar të gjelbërimit të territorit.
Blendi Klosi tha se synimi është që deri në vitin 2020, në të gjithë vendin të mbillen mbi 20 milionë pemë.
Klosi: Do të punojmë fort, së bashku me shumë e shumë shqiptarë të tjerë, drejtuar nga mendimet e këshillat tuaja për të mbjellur 20 milionë e 200 mijë pemë brenda vitit 2020. Është e vërtetë që mund të duket një shifër ambicioze, një përpjekje me shumë pikëpyetje, një përpjekje e cila nuk mund të realizohet nëse nuk mund të kemi një kontribut të përbashkët.
Ministri Klosi dënoi atë që vetë ne kemi bërë me prerjen e pyjeve dhe me shkatërrimin e pemëve në një kohë shumë të shkurtër.
Klosi: Në 27 vjet, ne premë pemë, dogjëm pyje, shkatërruam e banalizuam gjelbërimin me mallkimin e vetvetes, me mallkimin e cdo gjëje të përbashkët.
Po ashtu ministri tha se një pjesë e mirë e pemëve do të jepen nga kompanitë industriale, të cilat nuk e kanë shlyer ende këtë detyrim ligjor.
Pyetja është: Ku do të gjehen?
Blendi Klosi: Eksperët kanë përgatitur dhe kanë dhënë shpjegime shkencore. Po është e mundur të kemi një shqipëri më të gjelbër .
6 milionë është detyrimi i pashlyer i subjekteve që kanë aktivitet në Shqipëri.
Ky është një mos zbatim për të cilët ne do të kërkojmë me forcë dhe jemi në koalicion të jashtëzakonshëm për të realizuar shlyerjen e këtij detyrimi pa tolerancë
Kemi folur me bizneset dhe ata janë të gatshëm të shlyejnë detyrimet
Skema e tretë: Kurorat e gjelbra të shkollës. Do organizohen konkurse se cila nga shkollat bën kurorën më të mirë
Konkurs dhe repartatet ushtarake kush bën kurora të gjelbra më të mira
Vetëm brenda këtij viti synohet të mbillen 2 milionë pemë.
Klosi prezantoi dhe nismën për javën së aksionit të gjelbërt, që do jetë javën e tretë të çdo shkurti
"Aksion në mbarë Shqipërinë për të mbjedhur 550 mijë pemë në 550 vjetorin e Skënderbeut" tha Klosi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/klosi-prezanton-sfiden-brenda-2020-do-te-mbjellim-20-milione-e-200-mije-peme