Rama: Presim hapjen e negociatave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Per Edi Ramen, Shqipëria është gati per te çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe se 2018 është viti i duhur. Sipas Kryeministrit, vendi ynë ka bere gjithçka i është kërkuar, duke nisur qe nga reforma ne drejtësi, e deri tek nisja e zbatimit te procesit te vettingut. Por ne intervistën per Euroactiv, Kryeministri Edi Rama, nënvizon se mbetet shume per te bere, e për ketë arsye është e nevojshme hapja e negociatave.



?Shumë kanë ndodhur, pasi ne kemi bërë një mal me gjëra, së pari e mbi të gjitha, reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese, legjislacionin tërësisht të ri të drejtësisë dhe tani po ndërtojmë institucione tërësisht të reja të drejtësisë. Kështu, shprehur në terma të asaj se çfarë ka ndodhur, ky është një revolucion. Tani, në fund presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit dhe shpresoj se do të jetë koha e duhur dhe viti i duhur. Natyrisht, mbetet ende shumë për të bërë. Ende nuk kemi mbërritur ku duhet dhe kjo është arsyeja përse kemi nevojë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, si një proces që do të thellojë reformat tona.?



I pyetur mbi nje shtyrje te mundshme te hapjes se negociatave, Kryeministri Rama nuk e ka pare ketë si nje opsion, por nëse ajo ndodh, do te ishte e dëmshme per te gjithë rajonin.



?Mua kurrë nuk më pëlqen të flas me ?nëse?, por nëse ndodh një shtyrje, kjo nuk do të dëmtojë Shqipërinë, por do të jetë e dëmshme për rajonin, sepse do të legjitimojë krisjen për shkak të vendeve që tashmë po negociojnë, Serbia dhe Mali i Zi, dhe vendeve që ende nuk i kanë nisur negociatat, ndonëse e meritojnë plotësisht fillimin e negociatave.?



Serish, Edi Rama ka artikuluar ?aktoret e trete? te cilët nuk duhet te lejohen, sipas tij, të futen në lojë dhe të çojnë nëpër mend dhe të krijojnë një zonë gri në mes të Evropës.

Share This Video


Download

  
Report form