Aleatët, lumë akuzash Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

E gjithë opozita në shesh kundër qeverisë.



Protestuesit u grumbulluan në sheshin ?Skënderbej?. Marshimit të tyre iu bashkua edhe kreu demokrat Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja.



Për t?iu drejtuar më pas selisë së Kryeministrisë në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.



Tubimi i opozitës zyrtarisht nisi me këndimin e himnit të flamurit.



Organizatorët kishin menduar që në protestë të dëgjoheshin fjalimet politike të krerëve të partive politike opozitare, për të treguar një qëndrim të njëjtë për rrëzimin e qeverisë ?Rama?.



Folën për korrupsion, kapje të shtetit nga narkotrafikut, zgjedhje të blera me paratë e drogës, nënshtrim dhe varfëri.



Për herë të parë në një protestë të opozitës përpara selisë së kryeministrisë foli Monika Kryemadhi, drejtuesja e partisë që nga viti 2013 e deri në verën e 2017, ishte krahu i djathtë i PS-së së Ramës.



Mes protestuesve ishte edhe ish-kryeministri Berisha, familjarë të tij, si dhe kundërshtari i Bashës Astrit Patozi.



Para fjalimit kryesor të protestës, atij të kreut të PD-së Basha, u transmetua një mesazh video nga ish-zyrtari i lartë i Policisë Dritan Zagani.



Pas rreth 1 orë e gjysmë tubimi, protestuesit u larguan në mënyrë paqësore.

Share This Video


Download

  
Report form