Ora News - Mediat ndërkombëtare: Opozita e Shqipërisë mban protestë kundër qeverisë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe disa prej mediave më prestigjoze ndërkombëtare i kanë kushtuar hapësirë protestës së opozitës në Shqipëri. Mediat e huaja shkruajnë në artikujt e tyre, se Partia Demokratike dhe aleatët e saj të vegjël partiakë zhvilluan një protestë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë, ndërkohë me mijëra mbështetës të opozitës akuzojnë qeverinë për krim të organizuar dhe korrupsion, thuhet në artikujt e mbulimit mediatik ndërkombëtar për protestën në Shqipëri.

Protestës anti-qeveritare të 27 janarit në Shqipëri i është kushtuar hapësirë dhe rëndësi edhe nga mediat e mirënjohura ndërkombëtare.

Agjensia ndërkombëtare e lajmeve Assosiated Press shkruan se opozita e Shqipërisë zhvilloi një protestë kundër qeverisë duke e akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe bënë thirrje për dorëheqjen e saj.

Më tej në shkrimin e AP-së thuhet se mijëra mbështetës të Partisë Demokratike dhe të aleatëve të saj si Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera më të vogla u mblodhën të shtunën në kryeqytetin e Tiranës, për të protestuar kundër qeverisë.

Ndërkohë e përditshmja britanike Daily Mail e hap artikullin për Shqipërinë nën titullin ?Opozita e Shqipërisë mban protestë anti-qeveritare? ndërsa shkrimin e pasqyron me foto të forcave të policisë.

Ndërsa gazeta amerikane Washington Post, shkruan se siguria e policisë ishte tejet e lartë pranë zyrave kryesore të qeverisë ku mbahet tubimi, e më pas vijon duke thënë se protesta po konsiderohet si një provë ndaj mbështetjes për opozitën në vend, e cila pësoi një humbje të thellë në votimin e 2017, duke siguruar vetëm 43 vende në parlamentin me 140 vende, shkruan Washington Post.

Protestës së 27 Janarit iu bë jehonë edhe nga mediat e tjera ndërkombëtare si ABC News, Fox News dhe televizoni shtetëror rus Ruptly.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/mediat-nderkombetare-opozita-e-shqiperise-mban-proteste-kunder-qeverise

Share This Video


Download

  
Report form