PD-LSI 90'protestë, Basha dhe Kryemadhi kërkojnë largimin e Ramës dhe ngritjen e qeverisë antimafia

Report TV 2018-05-11

Views 0

TIRANE- Mbyllet me incidente të vogla protesta e opozitës së bashkuar, e cila zgjati për rreth 90 minuta në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përpara Kryeministrisë, edhe pse ishte paralajmëruar për katër orë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha së bashku me Monika Kryemadhin kërkuan largimin e qeverisë Rama, ndërsa paralajmëruan se betejat dhe protestat do të vijojnë deri në krijimin e një qeverie anti-mafia. Basha akuzoi se Rama ka kapur drejtësinë, ndërsa ?peshku? i madh sipas tij është Saimir Tahiri. Lideri i PD theksoi se opozita është e bashkuar në përballje dhe rezistencë deri në fund. Kryetarja e LSI u shpreh nga protesta e opozitës se në shesh ishin 100 mijë shqiptarë. Kryemadhi kërkoi falje për gabimet e LSI në qeveri, ndërsa u shpreh se Ramës do i vendosim çizmen për ta larguar nga pushteti. Ajo u bëri thirrje edhe policëve që të bashkohen me opozitën për të larguar Ramën. ?Kërkoj falje për gabimin që kemi bërë duke i dhënë shansin këtij njeriu që të tallet me shqiptarët.

Share This Video


Download

  
Report form