Plot 190 milionë lekë të rinj nga buxheti i shtetit do tu shpërndahen të hënën 6 partive politike si mbështetje financiare për vitin 2018. Vendimi do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa Report TV zbardh talebën e ndarjes së parave, ku vihet re se fondet ndahen mes 5 partive parlamentare dhe një partie jo parlamentare.
Pjesën e luanit e përfiton Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila do të marrë rreth 85 milionë lekë të rinj për vitin 2018. E dyta renditet Partia Demokratike e cila merr 51.8 milionë lekë, ndërsa Levizja Socialiste për Integrim do të marrë 26 milionë lekë të rinj për këtë vit që sapo nisi. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të përfitojë 10 milionë lekë, parti e cila ka në parlament 3 deputetë.
Lista e Barabartë e drejtuar deri pak ditë më parë nga Ben Blushi, për shkak të votave të marrë në nivel kombëtar, do të marrë 6.5 milionë lekë, ndërkohë që Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit, falë kandimit të Tom Doshit dhe mandatit të fituar prej tij në Shkodër, do të marrë 6.3 milionë lekë të rinj.