Report TV - Një ditë pas protestës, Basha: Beteja vazhdon me të gjitha format

Report TV 2018-05-11

Views 0

TIRANE-Një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar para Kryeministrisë, kryetari i PD, Lulzim Basha nga selia blu në një deklaratë për mediat u shpreh se beteja kundër Ramës deri në krijimin e një qeverie anti-mafia do të vijojë çdo ditë në rrugë dhe në sheshe duke paralajmëruar tubime të tjera.

Lideri i PD theksoi se protesta e djeshme ishte një mesazh i qartë, se shqiptarët nuk e pranojnë një qeveri të kriminalizuar dhe që ka ardhur në pushtet me votat e drogës. ?Mirënjohje për vërshimin popullor nga qindra mijëra qytetarë ditën e djeshme. I falënderoj të gjithë. Bashkimi është mesazhi i qartë, që shqiptarët nuk e pranojnë më këtë gjendje, bashkimi gjigant i tregoi botës që në Shqipëri ka dinjitet, ka vlera dhe respekt për demokracinë dhe ligjin. Ka një popull që e do drejtësinë e barabartë dhe lirinë.

Share This Video


Download

  
Report form