Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Krimi në familje goditi sërish. Këtë radhë viktimë mbeti një 42 vjeçare nga Kopliku i Malësisë së Madhe. Lumturi Bajrakurti u qëllua më sëpatë në kokë nga bashkëshorti, Ylber Bajrakurti pas një konflikti ende të paqartë mes tyre, i ndodhur në oborrin e banesës.
Goditja ka rezultuar fatale për nënën e 3 fëmijëve, e cila ndërroi jetë në vend. Skena e rëndë e krimit është parë e gjitha nga fëmijët e çiftit, ndërsa policia e komisariatit Malësi e Madhe që mbërriti në vendngjarje, vuri në pranga 42 vjeçarin, që rezulton person me probleme mendore, pasi ishte trajtuar më herët në spitalin psikiatrik të Shkodres thonë burime policore.
Gjithashtu në shoqërimin e psikologeve, u dërguan në komisariatin e Shkodres për tu marrë në pyetje edhe fëmijët e mitur, të cilët kanë parë ngjarjen e rëndë.
Kanë qenë fqinjët e çiftit të cilët njoftuan policinë, pasi kishin dëgjuar debatin, e më pas britmat e gruas kur është qëlluar me sëpatë.
Grupi hetimor bën me dije se përveç të afërmve e fqinjve që do të merren në pyetje për të mësuar shkakun e kësaj ngjarje, do të hetohet edhe kartela mjekësore e 42 vjeçarit, nëse ky i fundit do të duhej të trajtohej në kushte shtëpie, apo në spital.
Si provë materiale është sekuestruar sëpata me të cilën Ylber Bajrakurtaj kreu krimin e rëndë.
Policia bën me dije se nëse nuk do të ishte ndërhyrë në kohë, ky shtetas do të kishte arritur përmes afërsisë së shtëpisë me brigjet e liqenit, t?i ikte këtyre të fundit, duke e bërë më pas më të vështirë kapjen, pasi mund edhe të kishte kaluar në Malin e Zi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/krim-ne-familje-burri-vret-gruan-me-arme-zjarri-ne-koplik