Ora News - Kontratat për ujin, shtyhet me një muaj afati për konsumatorët familjarë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zgjatet edhe me një muaj afati për konsumatorët familjarë për të formalizuar marrëveshjen me ndërmarrjen e ujësjellësit e kanalizimeve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se afati shtyhet deri më 28 shkurt.

Në një prononcim për median, paraditen e sotme, ministri Damian Gjiknuri deklaroi se ky afat do i japë më shumë kohë konsumatorëve familjarë të formalizojnë aktmarrëveshjen me ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve.

Damian Gjiknuri: "Janë mbi 9 mijë kontrata të reja të lidhura dhe rreth 4 mijë të tjera në proces. 26 mijë matësa uji të rinj të instaluar dhe mijëra kërkesa tjera në proces trajtimi. Gjithashtu, rezulton të jenë nënshkruar gjatë kësaj periudhe mbi 7500 aktmarrëveshje për shlyerjen me këste të borxheve të mbartura. Afrimi i datës 1 Shkurt kur dhe skadon afati për vetdisiplinimin pa penalizime ka bërë që sportelet e ndërmarrjeve të ujësjellësave të përballen me një fluks në rritje të qytetarëve. Në këtë situatë, qeveria gjen rastin tu kërkojë Bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësave që të zgjasin edhe me një muaj afatin e vetdisiplinimit të konsumatorëve familjarë duke u dhënë atyre më shumë kohë në dispozicion për të përfituar nga mundësia e rivendosjes vullnetare në kushtet e ligjshmërisë. Kjo zgjatje e afatit deri në 28 Shkurt vlen në këtë rast vetëm për konsumatorët familjarë."

Ndërkohë më 1 shkurt do të nisë verifikimi derë më derë në çdo subjekt biznesi.

Damian Gjiknuri: "Është përgjegjësia e ujësjellësave që të bëjnë verifikimin në terren duke ndëshkuar çdo subjekt që në kundërshtim me ligjin abuzon me ujin e pijshëm. Ky proces do të monitorohet ngushtësisht nga qeveria qendrore edhe përmes strukturave të Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Një mesazh dhe për bashkitë

Damian Gjiknuri: U bëj thirrje Bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësave që të miratojnë dhe bëjnë publike skemat lehtësuese për shlyerjen me këste të borxheve të akumuluara. Gjithashtu, të zgjasin oraret dhe shtojnë sportelet e shërbimit për tu ardhur në ndihmë qytetarëve duke shmangur rradhët dhe shkurtuar kohën e shpenzuar.

Ministri deklaroi se në ditët e ardhshme do të nënshkruhen edhe kontratat e performancës mes Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Bashkive që administrojnë ndërmarrjet e ujësjellësave.

Damian Gjiknuri: "Këto kontrata do të jenë testi lakmues për mbështetjen që këto bashki do të marrin nga qeverisja qendrore me fonde e investime në fushën e ujësjellës-kanalizimeve. Siç e kemi nënvizuar, do të mbështeten me fonde investimi në ujësjellësa ato bashki që do të tregojnë se janë në gjendje të performojnë pozitivisht."

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/Kontratat%20p%C3%ABr%20ujin,%20shtyhet%20me%20nj%C3%AB%20muaj%20afati%20p%C3%ABr%20konsumator%C3%ABt%20familjar%C3%AB

Share This Video


Download

  
Report form