Vrasja nga bashkëshorti e 42-vjeçares Lumnije Bajrakurtaj ka tronditur banorët e Koplikut. Fqinjët thonë se çifti kishin konflikte të vazhdueshme dhe se në të kaluarën gruaja ishte larguar disa herë nga shtëpia.
Një javë më parë Ylber Bajrakurtaj i shoqërua nga vjehrri i tij kishte kërkuar një leje pune, pasi prej vitit 1996 ai trajtohej me KEMP për probleme të shëndetit mendor.
Këta persona në momente të caktuara shfaqin shenja dhune dhe mund të bëhen të rrezikshëm. Mund të arrijnë deri aty sa të godasin njeriun që kanë afër. Siç ka ndodhur, objekt i sulmit të tyre mund të bëhen edhe fëmijët.
Por burimet nga policia thonë se veç bashkëshortit, edhe gruaja e mjekohej për çrregullime të shëndetit mendor. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, kur Ylber Bajrakurtaj goditi me sëpatë gruan e tij, Lumijen në oborrin e shtëpisë. Pas krimit autori u vu në pranga nga policia.