Bushati: Greqia afer heqjes se Ligjit te Luftes

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

I thirrur për të raportuar në lidhje me negociatat dypalëshe me Greqinë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, lë të kuptohet se shteti fqinj do të shfuqizoje Ligjin e Luftës. Çka sipas tij do të sjellë përfitime për shtetasit shqiptar, por dhe vetë shtetin.

?Ligji i Luftës ka komponentin politik dhe ka një komponent ligjor, për të ardhur deri tek ky proces ballafaqimi pikëpamjesh, ne kemi bërë jo pak punë.?

Sa i takon marrëveshjes për hapësirën detare, Bushati pranon se ende nuk ka dakordësi, por po punohet mbi bazën e perimetrit të vendosur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi marrëveshjen e 2009.

?Për ne është e rëndësishme që procesi i bisedimeve, i cili nuk është një proces i lehtë, nuk është mbyllur.?

Pas takimit të Davosit 2 kryeministrat Rama e Tsipras kanë rënë dakord për të firmosur një marrëveshje partneriteti strategjik në muajin Prill në Tiranë, por ndërkohe po vazhdojnë negociatat në disa nivele për të shkuar drejt draftit final.

Share This Video


Download

  
Report form