Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej janarit familjarët dhe bizneset në Lezhë do të paguajnë një taksë të përkohshme për infrastrukturën arsimore.
Taksa e re mori miratimin e këshillit Bashkiak të Lezhës në mbledhjen e parë për vitin 2018, ku me shumicë votash kaloi paketa fiskale dhe buxheti me vlerë 11 miliard lekë.
Kryetari Fran Frrokaj, theksoi se për taksën e re është ndjekur modeli i Bashkisë Tiranë, ndërsa vendimi parashikon që prindërit nuk do të paguajnë më për roje apo sanitare.
Mbledhja nisi me një minutë heshtje në përkujtim të këshilltarit Aleksandër Ndoka, i cili u vra pak kohë me parë në një atentat me armë zjarri, në afërsi të banesës së tij.
Kristian Gjidodaj: "Ndryshe nga herët e tjera duhet të them me keqardhje të thellë se na mungon shoku dhe kolegu ynë Aleksandër Noka. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij."
Vendin e Ndokës në Këshillin Bashkiak të Lezhës e mori Nikoleta Kola nën siglen e Partisë Rruga e Lirisë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezha-ndjek-shembullin-e-tiranes-vendos-takse-arsimin