Aeroporti i Vlorës, projektligji kalon në të gjitha Komisionet, votë pro dhe Shehaj i PD-së

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nisma e qeverisë shqiptare për të hapur negociatat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës ka marrë dritën jeshile vetëm nga deputetët e shumicës dhe nga i vetmi deputet i PD-së, Agron Shehaj. Në Komisionin e Ekonomisë pozita dhe opozita kanë zhvilluar debate pasi sipas pakicës qeveria nuk po bën transparencë për këtë projekt.

Braçe: Kush është pro, kush është kundër?

Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë i është dashur ta bëjë dy herë këtë apel duke parë që deputetët e opozitës dhanë votë kundër për projektligjin për hapjen e negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Dhe në fakt i vetmi demokrat që ka qenë pro ishte Agron Shehaj, deputeti i Vlorës.

Agron Shehaj: Unë jam i mendimit se aeroporti i Vlorës jo vetëm që është i nevojshëm por është i domosdoshëshëm, madje është dhe i vonuar.

I vetmi argument që përdori PD për të votuar kundër projekligjin ka qenë mungesa e transparencës, ndërsa LSI e ka braktisur Komisionin edhe pse ishte shprehur pro.

Jorida Tabaku: Të zbatohen të gjitha procedurat ligjore që nga ligji i koncesioneve, tenderi ndërkombëtar e kështu me rradhë.Dhe ky komision por dhe parlamenti i Shqipërisë të ketë informacion të plotë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aeroporti-i-vlore-projektligji-kalon-ne-te-gjitha-komisionet-vote-pro-dhe-shehaj-i-pd-se

Share This Video


Download

  
Report form