Nëntë dëshmitarë do pyeten nga Gjykata e Krimeve të Rënda seancën e ardhshme në procesin ndaj Emiljano Shullazit.
Në seancën e kësaj të marte, avokatët mbrojtës të Shullazit kanë kundërshtuar provat e Prokurorisë. "Të gjitha provat shkresore të Prokurorisë t'i nënshtrohen debatit gjyqësor një nga një", tha Vladimir Meçi, avokati mbrojtës i Shullazit.
Pas seancës Krimet e Rënda kanë vendosur që seancën e të martës së ardhshme të thërrasin 11 dëshmitarë mes tyre avokatë dhe gazetarë. Kështu, Report Tv ka mësuar se te Krimet do dëshmojnë Alban Qafa, Nexhdet Kambo, Sinan Topi, Jani Zaka, Altin Sota, Bujar Kareci, Eduart Pistili si dhe dy gazetarë, do të pyeten nga Krimet e Rënda seancën e ardhshme në ngarkim të Shullazit dhe grupit të tij të akuzuar për disa ngjarje kriminale si kanosje dhe gjobëvënie.