Opinion - Pikëpyetjet e negociatave Shqipëri-Greqi! (30 janar 2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; I ftuar: Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se marrëveshja me grekët është fillimi i një pakete diskutimesh të disa çështjeve kyçe, që fillon me shfuqizimin e Ligjit të Luftës dhe shumë çështje të tjera. Bushati tha në studion e emisionit ?Opinion? se kohë më parë qeveria e Andreas Papandreut çoi një propozim për një dekret që të shfuqizonte dekretin e ligjit të luftës. Ai tregoi se kjo nismë nuk u konkretizua kurrë, por është e vetmja qeveri që është përpjekur për të hequr ligjin e luftës. Historia e Ligjit të Luftës fillon më 10 nëntor 1940 kur u shpall dekreti mbretëror grek-ligji 2636 mbi gjendjen e luftës së Greqisë me Italinë e Shqipërinë. Pas pushtimit nga Gjermania, qeveria kuislinge e Greqisë e kryeministrit Jorgos Xolagoklus e hoqi Ligjin e Luftës. Por pas përfundimit të luftës qeveria e sapo formuar në vitin 1945 e rikthen atë duke i rishpallur luftë përsëri Shqipërisë me një dekret të ri numër 13.

I ftuar në emisionin ?Opinion? Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar se në diskutime me Ministrin grek Kotzias janë arritur disa marrëveshje. Së pari Bushati tha se është arritur një marrëveshje për përdorimin e patentave shqiptare edhe në territorin grek. Së dytit sipas ministrit Bushati është diskutuar me ministrin grek për njohjen e kontributeve të shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati thotë se me palën greke është rënë dakord vetëm për ?vijat e kuqe? ku do të ecin negociatat të përcaktuara nga e drejta ndërkombëtare dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Në një intervistë dhënë për emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Bushati thotë se marrëveshja do të finalizohet nga ekspertet duke premtuar se do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009. ?Unë po ju them edhe një herë tjetër qartë dhe shkoqur, ne kemi diskutuar në parim për linjat e kuqe, përmes të cilave dhe përtej të cilave ne nuk dalim dot. Po ju them që marrëveshja do të jetë disa herë më e favorshme se marrëveshja që është arritur në 2009. Do të ulen ekspertët në tavolinë, sepse ekspertët nuk janë ulur në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen?, tha Bushati.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati të martën ka deklaruar se pala greke ka rënë dakord për të njohur protokollin e Firencës të vitit 1925, ku fuqitë e mëdha janë dakordësuar për të njohur kufijtë aktual midis dy vendeve. Bushati theksoi në studion e emisionit ?Opinion?, se legalizimi që pala shqiptare i ka bërë protokollit të Firencës ka referenca të qarta përsa i përket delimitimit, gjë e cila nuk është marrë fare parasysh në marrëveshjen e 2009-ës.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur të martën se çështja Çame që nga viti 2013 ka qenë temë e diskutimit në takimet zyrtare mes dy vendeve. Bushati deklaroi në studion e emisionit ?Opinion? në TV Klan, se pavarësisht kësaj, nuk do të thotë që ka pasur dakordësi apo qëndrim të njëjtë sa i për...

Share This Video


Download

  
Report form