Bylykbashi: Nuk jemi terhequr nga votimi elektronik

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Një ditë pas deklaratës së Bledi Çuçit për votimin online, bashkëkryetari demokrat në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi mohon që opozita të jetë tërhequr nga përdorimi i teknologjisë në zgjedhje. Por Bylykbashi sqaron dallimin mes votimit elektronik online dhe atij në qendra të posaçme votimi.

Oerd Bylykbashi: "PS gënjen, pretendimi i Partisë Socialiste se jemi tërhequr nga votimi online s?është i vërtetë. Ne këmi kërkuar votim elektronik. Kjo s?do ndodhë. Votimi elektronik s?do jetë online por do bëhet në qendrën e votimit që procesi të ketë siguri".

Votimi elektronik, thotë Bylykbashi, ka marrë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve që asistojnë në këtë fazë të procesit.

Oerd Bylykbashi: "Po e mbështesin votimin elektronik mbi bazën e një pune serioze të ekspertëve ndërkombëtarë që të përmbyllet përpara zgjedhjeve".

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje është prirotet i opozitës dhe çdo deklaratë thotë Bylykbashi që vjen nga selia rozë ka vetëm një qëllim.

Oerd Bylykbashi: "Është instrumenti më i rëndësishëm që do bënte transparencën e blerjes së votës. PS gënjen në këtë formë se kërkon të ruajë statuskuonë, të rikonfirmojë veten me vota të vjedhura nga kriminelët".

Lidhur me kërkesën e aleatëve të opozitës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Bylykbashi shprehet se për të mbërritur tek kjo çështje që kërkon konensusin e të gjitha palëve më parë duhet zgjidhur fenomeni i shitblerjes së votave.

Oerd Bylykbashi: "Duhet trajtuar pasi t'i japim zgjidhje shitblerjes së zgjedhjeve përpara të cilave dështon çdo sistem".

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet javën që vjen për të diskutuar rreth çështjeve për të cilat palët kanë gjetur dakordësinë siç janë, financimi i fushatave, vota e emigrantëve dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Share This Video


Download

  
Report form