Doganat kanë nisur të operojnë me një sistem të ri online për të gjitha procedura doganore.
Kryeministri që ka inspektuar sistemin e ri, i shoqëruar dhe nga ministri i Finanacave, e vlerëson si një përmbysje historike që i jep fund korrupsionit dhe burokracisë.
Edi Rama: "Nuk do të ketë më një histori dashurie dhe mëkatesh midis importuesve dhe eksportuese dhe doganierëve, sepse doganierët do të jenë në trurin e sistemit dhe duke e ndjekur gjithë procesin si një sy që vëzhgon, jo si një dorë që jep edhe merr".