Report TV - Jep dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj

Report TV 2018-05-11

Views 0

TIRANE - Teksa priten rezultatet e para të procesit të Vettingut për gjyqtarë e prokurorë, Gjykata Kushtetuese rrezikohet nga bllokimi pasi një prej anëtarëve të saj Besnik Imeraj këtë të mërkurë ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra.

Dorëheqja e Imerajt e ka çuar në 6 numrin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke rrezikuar në këtë mënyrë kuorumin që i duhet kësaj gjykate për një vendimarrje. Por burime ekskluzive për Report Tv nga gjykata kushtetuese bënë me dije se dorëheqia e Imerajt s'do të jetë e vetmja, pasi një tjetër gjykatës pritet ta dorëzojë dorëheqjen brënda pak ditësh.

Share This Video


Download

  
Report form