Marrëveshjet Shqipëri-Greqi, Andrea Marto:Ekspertët punuan vite për të arritur në këto takime

Report TV 2018-05-11

Views 0

Në emisionin "Repolitix" nën drejtimin e Denis Mingës në Report Tv po diskutohen marrëveshjet e arritura mes Shqipërisë dhe Greqisë, nga negociatat Bushati-Kotzias.

Deputeti i PS në qarkun e Vlorës, i cili vjen nga radhët e minoritetit grek, Andrea Marto, u shpreh se negociatat Bushati-Kotzias nuk nisën papritur, pasi sipas tij, ekspertët e të dy vendeve kanë dy vite që punojnë për dakordësimin e çështjeve të diskutuara nga dy ministrat e jashtëm.

"Për këto marrëveshje, ekspertët punuan vite për të arritur në këto takime. Është punuar përgjatë dy viteve për të arritur këtu", tha Marto.

Sa i takon minoritetit grek në Shqipëri, Marto tha se me ligjin e ri ka rënë koncepti i zonës minoritare. "Minoriteti grek ka qenë pararojë e zhvillimeve të Shqipërisë deri në ditët e sotme. Minoritarë sot mund të jetë edhe një që jeton në Tiranë, Vlorë, Tiranë. Me ligjin e ri bie koncepti i zonës minoritare. Sa i takon Himarës ka disa qytetarë që deklarohen me kombësi greke. Sipas ligjit, minoritet njihet aty ku i kalojnë 20% të popullsisë. Nëse banorët e një bashkie përbëjnë mbi 20% minoritet, do kenë disa lehtësira".

Share This Video


Download

  
Report form