Report TV - Ekstradimi i Nezar Seitit, reagon Ministri italian i Drejtësisë

Report TV 2018-05-11

Views 4

Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando ka reaguar për report TV në lidhje me ekstradimin e "Financierit të Habilajve", Nazer Seitit, duke falënderuar autoritetet shqiptare për dorëzimin e tij te drejtësia italiane.

?Falenderoj autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë, kërkesës për ekstradim të shtetasit shqiptar SEITI Nazer, i kërkuar nga autoritetet gjyqësore italiane në kuadër të një hetimi të rëndësishëm ndaj një organizate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut, në linjat italo-shqiptare", thuhet në reagimin e ministri italian.

Seiti u ekstradua në drejtim të Italisë më 25 janar, për t'u gjykuar lidhur me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Cattanias si një prej njerëzve kyç të grupit kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Itali i njohur si grupi "Habilaj". Në një kohë kur në Tiranë akuzohet Ministria e Drejtësisë se shkeli procedurat për ekstradimin, pasi ndaj Seitit ka një masë arresti me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ministri italian i Drejtësisë sqaron se autoritetet shqiptare respektuan Konventën Europiane.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS