http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rruga pa ndriçim dhe shpejtësia tej normales të lejuara merr sërish jetë.
Këtë herë viktimë mbeti 21-vjecari Semjad Bajramaj, nga qyteti i Koplikut
Ngjarja ndodhi në aksin Shkodër-Koplik në vendin e quajtur Shtoj i Ri, mëngjesin e së enjtes.
Shoferi i automjetit tip opel corsa humbi kontrollin si shkak i shpejtësisë, ndërsa mjeti u rrokullis disa herë, duke u përplasur me një pemë në anë të rrugës.
Goditja ishte fatale për 21-vjecarin, i cili ndërroi jetë në vend. U desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.
Edhe një 48 vjeçar në Roskovec humbi jetën dje në mbrëmje pasi u përplas me një karrocë kuajsh teksa drejtonte motorin. Viktima është Ylli Saka. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit tre makina u përplasën edhe në zonën e Vasil Shantos në Tiranë. Sipas policisë, shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia, por fatmirësisht nuk ka patur viktima.