http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kushtet e vështira në sanatoriumin e Shkodrës, detyruan drejtuesit e tij të zhvendosin pacientët në godinën e Spitalit Rajonal.
Të sëmurët janë transportuar në grup me ambulance, ndërsa sendet personale te tyre janë zhvendosur ne kuti kartoni
Ndërkohë baza materiale, si dyshekët, shtretërit dhe pajisjet e tjera janë transportuar me mjete rrethanore, pa asnjë masë mbrojtëse.
Por drejtori i spitalit rajonal Shkodër, Vilson Masmalaj i pyetur nëse ka rrezik per pacientet, thotë se nuk ka probleme per shëndetin e tyre.
?Nisur nga amortizimi i godinës kemi vendosur zhvendosjen e këtij spitali pranë spitalit rajonal Shkodër. Pacientet me tuberkuloz do të sillen në Tiranë?
Në sanatoriumin e Shkodrës nuk është ndërhyrë për të rregulluar gjendjen prej 27 vjetësh.