Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ato që nuk mundi t?i thoshte në sallën e parlamentit, Sali Berisha, i tha për mediat jashtë sallës. Më i ashpër i ish-kryeministri u tregua me marrëveshjen për kufirin detar me shtetin grek teksa deklaroi se kjo do të kalojë vetëm mbi trupat e demokratëve. Aeroporti i Vlorës sipas Berishës, është aeroporti i Habilajve, pasi bëhet fjalë për një aferë korruptive, ndërsa ekstradimi i Nezar Seitajt, u bë për të shpëtuar Saimir Tahirin.
Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti pazar marrëveshjen për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Duke akuzuar se me këtë marrëveshje, kryeminsitri Edi Rama ka shitur gazin dhe naftën që gjendet nën ujë, Berisha tha se kjo marrëveshje kalon vetëm mbi trupat e deputetëve demokratë.
Sali Berisha: Ka bërë pazarin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë ku ministri i Jashtëm grek thotë fituam zgjerimin e ujrave territoriale me 12 milje. Të gjithë ata që mendojnë se kjo deklaratë është propagandistike, gënjejnë veten e tyre. Ministri i jashtëm grek, këtë deklaratë e ka në mënyrë absolute 100 % të vërtetë në vendosjen e copave në tavolinë, sepse nëse nuk bëhet propocionalja, atëherë nuk ka me matje.
Me vendosjen e copave në tavolinë, Edi Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit, që gazi është 100% i sigurtë por dhe naftën. Sipas marrëveshjes tonë, i takonin 100% Shqipërisë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në distancën e baraslarguar, marrëveshja e tij është po të jap thërrime dhe po mbaj llokmën për vete. Kjo është marrëveshja e Edi Ramës. Pasi erdhi karrigia iu lëkund, është i gatshëm të bëjë çdo lloj kompromisi. Ky nuk mund ta kalojë atë pa kaluar mbi trupat tonë, Rama të matet mirë se do ta paguajë me të gjithë çmimet e merituara nëse guxon të konkludojë një marrëveshje të tillë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berisha-paralajmeron-ramen-matu-mire-nuk-firmos-marreveshje-pa-kaluar-mbi-trupot-tane