Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Seanca parlamentare u mbyll me një situatë të pazakontë. Deputeteët e opzitës nuk lejuan vazhdimin normalisht të saj pas ndërprerjes së fjalës që kryetari i kuvendit, Gramoz Ruci, i bëri deputetit demokrat Edmond Spaho me arsyetimin se nuk po i përmbahej rendit të ditës. Kjo mjaftoi që deputetët e opozitës të pengonin fjalimet e kolegëve të maxhorancës brenda ashtu edhe jashtë sallës së Kuvendit.
Vetëm 3 fjalime deputetësh dhe seanca parlamentare përfundoi me bllokim të foltores.
Ruçi, Bashës: Ulu poshtë mos bëj si halabak. Mos bëj si halabak dhe mos i prek punonjësit e shërbimit aty.
Dalja nga rendi i ditës i Edmond Spahos, i cili e ktheu vëmendjen tek ektrasdimi i Nezar Seitit, financierit të dyshuar të grupit Habilaj, nuk u tolerua nga kryetari i Kuvendit Ruçi, i cili ia ndërpreu fjalën dhe seanca u prish. Kryetari demokrat, Lulzim Basha, iu bashkua korit të deputetëve të tij.
Basha me deputetët në kor thërrasin: Hajdut, kriminel!
Ndërsa kryeministri Edi Rama, i kërkonte të tijëve t?i mbaronin shpejt fjalimet dhe filmonte kundërshtarin e tij.
Me seancën që nuk mund të vazhdonte, Basha foli për mediat në oborin e Kuvendit, ku tha se ekstradimi i Nezar Seitit, u bë qëllimisht për të mbrojtur Tahirin.
Basha: Mafia në pushtet e ekstradoi duke shkelur të gjitha ligjet me një qëllim që ti mbyllë gojën për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe më pas Edi Ramën për të mbrojtur kupolën në pushtet. Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Ekstradimeve në këtë prokurori, Drejtoria e Ekstradimeve në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Interpoli, Policia e Shtetit janë bërë të gjithë bashkë në këtë konspiracion për ti mbyllur gojën dëshmitarit kyc në momentin që pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.
Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, denoncoi ndërprerjen e fjalës të deputetit Spaho.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-bllokon-foltoren-nderpritet-seanca