Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, është marrë në pyetje për rreth 30 minuta në prokurorinë e Tiranës në lidhje me privatizimin e CEZ. në seancën hetimore të mbajtur rreth orës 18.30 të pasdites së enjtes mësohet se prokurori i çështjes Ardian Braho ka kërkuar të dhëna në lidhje me rolin që Shkelzen Berisha ka pasur në privatizimin e CEZ, bazuar në akuzat që janë bërë ndaj tij nga komisioni hetimor parlamentar.
Gjatë dëshmisë në prokurori Shkelzen Berisha ka mohuar çdo implikim të tij në çështjen CEZ. Ai ka theksuar se kjo është një lojë politike dhe se nuk ka asnjë fakt që ta lidhë atë me këtë çështje apo me personat e përfshirë në të. Pas daljes nga prokuroria, Shkelzen Berisha reagoi me anë të një publikimi në faqen e tij në Facebook ku akuzon kryeministrin Rama. ?
Kryegjykatesi dhe kryeprokurori i ri i Shqiperise, në pamundësi për të gjetur, një prokuror, gjykatës apo dhe agjensi shteterore që do merrte përsipër të bënte një kallëzim pa prova e fakte, u detyrua t?ja servirte këtë çorbë, të vetmes specie, që mund ta gëlltiste. Tualetit te tij parlamentar.? shprehet Shkelzen Berisha në facebook.
Ai shton se genjeshtra për gjoja një takim të dy personave pa asnjë lidhje me të, doli se është bërë 9 muaj pas përfundimit te procesit te privatizimit të Cez, qe do te thotë se ky takim (qe nuk ka ndodhur kurrë) nuk kishte se për çfarë të ndikonte. thirrja e Shkelzen Berishës në prokurori erdhi pasi gjykata riktheu në hetim çështjen e pushuar më herët nga prokuroria e Tiranës. pas rihapjes së dosjes, organi i akuzës ndryshoi edhe prokurorin që kishte hetuar çështjen.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkelzen-berisha-thirret-ne-prokurori-privatizimin-e-oshee