Përplasje per ndryshimin e Kushtetutes per Prokurorin

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Tensioni që shoqëroi seancën plenare të së enjtes ia la vendin akuzave të ndërsjellat mes maxhorancës e opozitës në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, ku u diskutua nisma e 55 deputetëve të pakicës për të ndryshuar kushtetutën, lidhur me emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Opozita e cilësoi antikushtetuese zgjedhjen e Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, të cilën e akuzoi se po mbyll dosjet ku implikohen përfaqësues të lartë të maxhorancës, mes të cilëve edhe ish-Ministri I Brendshëm, Tahiri.

Për maxhorancën nisma dhe pretendimet e opozitës synojnë kthimin në pikën zero të reformës në drejtësi.

Ajo që tensionoi më shumë palët ishte shtyrja e kërkesës së opozitës për shqyrtimin e kësaj nisme më procedurë të përshpejtuar.

Arsyen e këtij nxitimi e sqaroi Oerd Bylykbashi, pak minuta pasi Ministri i Brendshëm dhe Kryeprokurorja e Përkohshme nënshkruan një marrëveshje mes tyre.

Opozita kërkon që deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, funksionet e tij të ushtrohen nga një prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre të pestat e anëtarëve të tij, mes kandidaturave të propozuara nga Gjykata Kushtetuese, për një mandat të përkohshëm e që të kenë kaluar Vetingun.

Share This Video


Download

  
Report form