Banorët e Mirditës në protestë për ndotjen e ajrit, çojnë çështjen në gjyq

Report TV 2018-05-11

Views 2

Banoret e fshatrave Fierze, Rrasfik dhe Fang të Njesise Administrative të Rubikut në Mirditë, kanë dalë në protestë kundër fabrikës së asfalto-betonit e cila operon në zonën e tyre. Sipas banoreve tymi që del nga fabrika krijon ndotje të ajrit, duke ju sjellë probleme shëndetësore.

Banoret thonë se subjekti në fjalë operon kryesisht gjatë orëve të natës pa asnjë lloj dokumentacioni, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për pezullim e aktivitetit të kësaj fabrike.

?Vjen sot këtu she na sjellin një impiant si kërpudha pas shiut që jo vetëm ndot zonën dhe habitatet qoftë tokësore dhe ujore por në radhë të parë dëmton shëndetin e njerëzve. Ja ku është shkolla, 100 metro larg nga impianti, shpesh herë fëmijët parashkollor dhe shkollor kthehen të lodhur, lotojnë nga sytë kanë edhe të vjella,? tregoi një banorë.

Share This Video


Download

  
Report form