Report TV - Bashkia e Kurbinit asnjë investim për rrugët e prishura të fshatrave

Report TV 2018-05-11

Views 8

Rruga qe lidh disa fshatra të zonës perëndimore të Mamurrasit është kthyer në makth për banorët e kësaj zone. E gjithë gjatësia e rrugës ku lidhen fshatrat Ferrtrashe, Marvalake dhe Goleme me qytetin e Mamurrasit është tërësisht e amortizuar.

Drejtuesit e automjeteve ankohen për dëmet që pësojnë automjetet e tyre. Ata thonë se po paguajnë taksat, por askush nuk po e kthen kokën nga problemet që ata kanë.

?Shikojeni si është rruga e pa shtuar dhe ka gropa që cilat dëmtojnë makinën, nuk kanë bërë asgjë deri tani,? tha një drejtues mjeti.

?Rruga është shumë e keqe siç e shikoni, nuk kalohet këtu vetëm me tank mundesh,? tregoi një i ri.

Share This Video


Download

  
Report form