Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tensionet mes banorëve të Shëndëllisë e Vrinës në Konispol ka përfshirë edhe fëmijët duke i dhënë një dimension të ri përplasjes për pronësinë e rreth 50 hektarëve tokë. 80 fëmijët e Shëndëllisë prej tre ditësh kanë bojkotuar shkollën ku mësonin bashkë me 15 të tjerë nga Vrina, duke sjellë kështu pezullimin e procesit.
Pas tensionit të 31 janarit për pronësinë e rreth 50 hektarëve tokë, përplasja mes banorëve të fshatit Shëndëlli e Vrinë në Konispol, ka marrë një dimension të ri.
80 nxënës të Shëndëllisë kanë bojkotuar shkollën e Vrinës, duke bllokuar prej tre ditësh procesin mësimor.
Në Shëndëlli, banorët nuk pranojnë të flasin për këtë veprim ekstrem, ndërsa në fshatin përkarshi 15 nxënësit e Vrinës presin të rikthehen në banka.
Në Vrinë, kryeplaku Hysen Kakaçaj thotë se lidhja e dy problemeve bashkë është e papranueshme, ndaj paralajmëron se fëmijët e tyre do shkojnë në një tjetër shkollë në rast se bojkoti vijon edhe të hënën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bojkot-shkolles-token