Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetarja Valbona Mezini e ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News e konsideron aksionin e nisur nga qeveria për ujin e pijshëm si reprezalje ndaj qytetarëve.
Mezini: Duhet bërë një reformë në furnizimin me ujë. Është thënë që është një reformë, por ekziston një reprezalje. Është krejtësisht e tepërt t'i biem në kurriz konsumatorëve familjarë. Sot ka qenë afati i fundit i aksionit të parë qeveritar. Sigurisht duhet të ishte më e mirë studiuar, duhet t'ia çosh shërbimi 24 orë në shtëpi. Çështja është se sot qytetarët nuk furnizohen në 24 orë. Ka shumë pak qytetarë që furnizohen në 6 orë ndërkohë që kanë fatura të majme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mezini-aksioni-ujin-reprezalje-qytetaret