Report TV - Policia: Si u zbulua grupi i kokainës në Shkodër, baza në një lokal nate

Report TV 2018-05-11

Views 8

SHKODER-Në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit? janë sekuestruar 2.2 kg kokainë, ndërsa janë arrestuar 7 persona. Të arrestuarit janë; Helidon Marku, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale, Indrit Tagani, Erjon Zekaj, Saimir Arçi, Aldo Vruçaj, Kristjan Ujkaj dhe Aleksandër Matoja, ndërsa në kërkim u shpall H.K, 26 vjeç.

Sipas policisë, Helidon Marku menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar dhe në kërkim kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të shitjes së drograve të forta kokainë dhe heroinë. Policia ka vendosur në sekuestro lokalin ?SAMPA? në zonën e Bërdicës, në ambientet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal. Operacioni u finalizua pas një hetimi 3 mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit, ndërsa grupi ishe në vëzhgim.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS