Nëse prej kohësh po kërkonit nëpër rrugët e Tiranës të shihnit një njeri të qeshur, që punon po me këtë pozitivitet ju prezantoj me artizanen Rajmonda Cano, e cila prej 3 vitesh qëndron në dalje te pedonales me punimet e saj te dorës. Tek zonja Rajmonda, e vjetra me modernen ndërthuren përsosmërisht.
-Ky këtu është vendi ky qëndron çdo ditë Rajmonda Cano. Rajmonda faleminderit që pranuat të flisnit për kamerën e Report Tv. Si nisi dashuria juaj për punimet e dorës?
Unë kisha një dyqan në Laprakë dhe vjen një ditë vajza e më thotë ?O ma kam parë një bluzë, mu duk si punim dore. Sa lekë bënte i thashë? 47... Mirë ikim e shohim dhe e marrim. I thashë ?qyqja ta bën mami këtë?. Po më tha ?ti s?di?.. Di, di mami thashë.