Rama viziton qendren e informimit turistik ne Mirdite

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

Bashkia e Mirditës në funksion të promovimit të turizmit për këtë zonë jo shumë të frekuentuar deri më tani, ka ndërtuar një qendër informimi turistik.

E quajtuar ?Info kulla?, kjo ndërtesë në qendër në Rubikut, është kontakti i parë me qytezën që është e ndërtuar jo vetëm si një pikë ku merret informacion, por dhe si një minimuze me historinë e Mirditës.

Permes instalacioneve, turistët mund të marrin informacion dhe për burgun famëkeq të Spaçit.

Kryeministri që ka inspektuar këtë investim, premton ndërtimin e një rrjeti qendrash të ngjashme që lidhen mes tyre përmes teknologjisë.

?Çdo bashki mund të gjejë karakteristikën e vet për të ndërtuar një qendër të tillë dhe pastaj të gjithë ato qendra t?i lidhim në rrjet përmes teknologjisë dixhitale, në mënyrë që të kemi një bum informacioni dixhital për turistët?.

Kryebashkiakut socialist të Mirditës, Rama i kërkon që vëmendje t?i kushtohet dhe projektit të qeverisë për zhvillimin e agro-turizimit në këtë zonë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form