Prefekti i Fierit, Baki Bala në një prononcim për Report Tv nga fshati Ferras deklaroi se janë 45 banesa që kanë prani uji nga përmbytjet, ndërsa 8 familje janë evakuuar. Ai u shpreh se janë marrë masat për të shmangur rrezikun, pasi në terren janë edhe 150 ushtarë të FA.
?Janë marrë masa për t?u ardhur në ndihmë banorëve dhe gjësë së gjallë. Janë rreth 45 banesa me prani uji, por në ato zona që janë ndërtuar pas viteve ?90, pra afër prurjeve. Nuk kemi dëme materiale dhe në blegtori, pasi banorët kanë marrë masa. 8 familje janë evakuuar në vende të tjera që të mos rrezikohen.
Më Mallakastër kemi marrë masa, kemi ndërprerë energjinë në Poçem, që të mos kemi ngjarje të rëndë? deklaroi ai. Ndërkohë që Ministrja Olta Xhaçka është nisur për në Novoselë për të parë nga afër situatën nga përmbytjet.